Ndryshojnë pagat e deputetëve, pa ditë pune për mungesa në seancë

Postuar në 27 Nëntor, 2013 10:51

Parlamenti miraton vendimin e ri për trajtimin financiar të deputetëve. Sipas vendimit të ri, paga e një deputeti do të jetë fikse dhe e palidhur me pjesëmarrjen e tij në komisionet parlamentare. Në pikën e parë të këtij akti thuhet se “paga ditore e deputetit llogaritet mbi pagën bazë, pa përfshirë shpërblimet dhe mbulimin e shpenzimeve.

Për çdo mungesë pa shkaqe të përligjura në seancat plenare të Kuvendit deputetit i ndalohet paga ditore. Mungesa pa shkaqe të përligjura për efekt page quhet çdo mungesë, përjashtuar rastet kur me miratimin e kryetarit të Kuvendit, deputeti merr pjesë në veprimtari parlamentare brenda ose jashtë vendit”, citon sot “Panorama”.

Sipas këtij vendimi, paga mesatare e një deputeti është 150 mijë lekë (dita e punës është 6800 lekë, duke llogaritur 22 ditë pune në muaj), atij për çdo mungesë në seancë plenare do t’i mbahen pikërisht 6800 lekë.

Ligji i vjetër

Me vendimin e vjetër pjesëmarrja në seancat parlamentare përbënte 40% të rrogës (ose 60 mijë lekë). Nëse një deputet do mungonte në një nga katër seancat, atij i mbaheshin 15 mijë lekë.

Pagesa për pjesëmarrjen në komisione

Sipas vendimit të ri, deputetët mund të jenë në dy komisione, por nuk do të paguhen për më shumë se 12 mbledhje në muaj. Në këtë mënyrë ata do të marrin 24 mijë lekë shtesë mbi pagën bazë.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.