Ndodh edhe kështu…zënka mes deputetëve për fjalën, Qefalia gjuan me stilolaps Islamin

Postuar në 04 Dhjetor, 2013 10:05

Deputetët shqiptarë shfaqen shpesh herë para kamerave ashtu siç nuk e presim. Zënkat, batutat, fyerjet mes tyre shumë herë vetëm personale janë bërë pjesë e skenës politike, por sot ka ardhur një shembull i ri se si duhet të luftosh të marrësh fjalën në Kuvend. Deputeti Xhemal Qefalia i PS-së i ka gjuajtur me stilolaps deputetit Kastriot Islami i rrjeshtuar në këtë mandat në radhët e PD-së pas largimit nga PS-ja.

Pas një debati se kush duhet të marrë fjalën, deputeti Xhemal Qefalia gjuan me stilolaps deputetin e PD, Kastriot Islamin, por pa e goditur.

“Po më bën të fortin ti mua?”, e pyet Islami gjatë debatit dhe Qefalia, deputeti i PS, i thotë “Po”, duke e gjuajtur me stilolapsin që kishte në dorë. Në këtë çast, Islami i është shmangur goditjes, por skena është ndjekur nga të pranishmit.

Debate në komisionin e Ligjeve bëhej për paketën e re ligjore antikorrupsion që ka propozuar qeveria.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.