Në 2011-ën rreth 1000 femra u vranë për “të ruajtur nderin” në Pakistan

Postuar në 23 Mars, 2012 04:56

Të paktën 943 gra dhe vajza janë vrarë në Pakistan gjatë vitit të kaluar, me pretendimin se kishin fyer nderin e familjes.
Këtë e bën të ditur një raport i Komisionit të pavarur për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), raporton rel.

HRCP raportoi se 791 vrasje në emër të ruajtjes së nderit kanë ndodhur në vitin 2010, ndërsa në 2011-ën ky numër ka arritur në 943, mes të cilave dhe 93 të mitura.

Shumica e viktimave janë ekzekutuar për marrëdhënie jashtëmartesore, ndërsa 200 prej tyre janë vrarë për shkak se ishin martuar pa leje. Shumica e grave janë vrarë nga vëllezërit ose burrat e tyre.

Me gjithë numrin në rritje të raportimeve për këto vrasje, HRCP përgëzoi parlamentin e Pakistanit se ka miratuar ligjet që fuqizojnë të drejtat e grave.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.