Mungesa e sinjalistikës në aksin Lushnjë-Fier, burim aksidentesh.

Postuar në 21 Tetor, 2014 13:08

Kryqëzimi i autostradës Lushnjë-Fier në vendin e njohur si “Pushimi i Shoferit”, që në hapjen e këtij aksi rrugor ka qenë një burim aksidentesh, ku kanë humbur jetën me dhjetëra persona.
 
Aksidentet kanë ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore dhe mungesës së ndriçimit, por edhe nga pakujdesia e qytetarëve.
 
Prej disa muajsh Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve ka nisur vendosjen e sinjalistikave në të gjithë gjatësinë e autostradës.
 
Në këtë kryqëzim është vendosur edhe një matës automatik shpejtësie, i lidhur në mënyrë të drejtpërdrejtë me sistemin e policisë.
 
Sipas informacioneve të marra pranë policisë, me futjen e sistemit të patentës me pikë, të gjithë drejtuesit e mjeteve që kalojnë shpejtësinë e shënuar në këtë matës, në kohën që do të bëjnë kolaudimin e mjetit apo pagesën e taksave, nëse kanë bërë shkelje do t’u hiqen pikët në patentë deri në bllokimin e saj.
 
Kjo sipas policisë do të bëjë dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për të respektuar sinjalistikat rrugore, duke minimizuar në këtë mënyrë dhe aksidentet.
 
Këto tabela me kamera që bëjnë matjen automatike të shpejtësisë së mjetit shmangin edhe mundësinë e bërjes së korrupsionit midis drejtuesit të mjetit dhe punonjësit të policisë.
 
Ajo që vazhdon të ndodhë dhe që mbetet ende e pashmangshme në këtë kryqëzim autostrade, është kalimi i këmbësorëve mes përmes saj dhe jo nëpërmjet mbikalimit. Jo më larg se 2 ditë më parë kjo zgjedhje i ka kushtuar jetën një 73-vjeçareje në po këtë autostradë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.