Muhamed Mursi, President i Egjiptit

Kandidati i Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Mursi është fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt.
Ai fitoi me 51.73% të votave duke mundur ish-kryeministrin e vendit Ahmed Shaqif, bëri të ditur Komisoni Qëndror i Zgjedhjeve.
Kreu i trupit gjykues, Farouq Sultan tha se u morën në konsideratë disa nga 466 ankesat e kandidatëve por sërish rezultati i zgjedhjeve qëndron.
Publikimi i rezultatit shkaktoi festime në sheshin Tahrir në Kajro, ku ishin mbledhur edhe mbështetësit e kandidatit të Vëllazërisë Myslimane.
Ata kishin ditë që ishin të pranishëm në shesh ku ishin mbledhur për të protestuar për shkak të disa reformimeve që i hiqnin disa kompetenca presidentit dhe ia delegonin ato ushtrisë.
“Poshtë rregulli ushtarak”, thërrisnin protestuesit duke shpërthyer fishekzjarrë.
Gjithashtu marshimi i tyre vazhdoi rreth e rrotull Kajros duke nën britmat “Mursi, Mursi…”.
Add new comment