Monti: Spanja shkaktare e rikthimit të krizës në Eurozonë

Kryeministri Italian Mario Monti paralajmëroi se Spanja mund të bëhet shkaktare për rikthimin e krizës në Europë teksa ministrat e eurozonës përgatiten këtë fundjavë për të diskutuar në Kopenhagen situatën financiare të Unionit. “Nuk duhet shumë për të rikrijuar rrezikun e infektimit”- deklaroi Monti, i cili e këshilloi qeverinë e re të Spanjës që teëfokusohet te ulja e shpenzimeve qeveritare.
Sipas kryeministrit italian, “Spanja nuk i ka kushtuar shumë vëmendje shpenzimeve publike”,- u shpreh Monti. Ndërkohë më 30 mars kryeministri spanjoll Mariano Rahoy pritet të bëjë publike shkurtimin e shpenzimeve në buxhet me 40 miliard euro, një nga shkurtimet më të mëdha, të cilat kanë si synim rikthimin e stabilitetit financiar në këtë vend të zhytur në krizë ekonomike dhe papunësi të lartë.
Ballkanweb.com
Add new comment