Monti: Italia nuk është në një situatë ''brilante''

Shefi i qeverisë italiane Mario Monti vlerëson se situata në vend nuk është edhe aq e mirë. Gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar nga sindikata e tregtisë, Confcommercio, Monti tha se Italia nuk është në një situatë ''brilante'', pavarësisht masave shtrënguese të marra tashmë dhe pritjeve që mbeten modeste.
"Na duhet të shpresojmë për një nivel modest. Vendi nuk është në një situatë brilante ku mund të bësh premtime'',-theksoi ai pas miratimit të linjave të mëdha të një reforme të vështirë të tregut të punës që do të eliminojë disa mbrojtje të punonjësve dhe që është kontestuar nga sindikatat.
Ballkanweb.com
Add new comment