Mediat në Kosovë: Thaçi e Jahjaga zbukurohen me paratë tona…po në Shqipëri me çfarë vishen zyrtarët tanë?

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 15:36

Gazeta Zëri në Kosovë ka në faqe të parë sot një shkrim ku merret me shpenzimet e zyrtarëve të lartë për veshjet dhe pamjen e tyre. Sipas kësaj gazete kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga zbukurohen me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe shpenzimet e tepërta në këtë kuadër janë vërtet kontradiktore për një vend të varfër si shteti më i ri i Ballkanit. “Një kravatë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kushton prej 300 deri 500 euro, përderisa në këmisha i ka të dizajnuara i nicialet H. TH.(Hashim Thaçi).Kështu pati deklaruar muaj më parë deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Florin Krasniqi, për media, duke potencuar faktin se i pari i Qeverisë së Kosovës shpenzon shuma të mëdha parash për gardërobën e tij. Jozyrtarisht mësohet se këmishët e dizajnuara me i niciale, kryeministrit i vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Vite më parë këmishët me i niciale i shin bërë trend edhe në mesin e zyrtarëve tjerë të lartë të i nstitucioneve dhe shefave të kompanive publike, të cilat porositnin këmishë nga jashtë për të i mituar të parin e Qeverisë së Kosovës.Jo vetëm i pari i ekzekutivit, por edhe e parja e shtetit, Atifete Jahjaga, shpenzon shuma të konsiderueshme të parave për dukjen e saj.Prej se është emëruar presidente, Jahjaga shihet me kostume të shtrenjta, për të cilën gjë kujdeset disenjatorja Blerina Kllokoqi-Rugova. Bashkëpunëtorë të presidentes bëjnë të ditur se ajo çdo ditë shkon tek floktari, ku bën grimin dhe rregullon flokët. Një rregullim ditor i Jahjagës, edhe pse mbahet sekret nga floktari personal dhe grimeri i saj, sipas çmimeve që jepen nga floktarët tjerë për elitën shtetërore sillet në ditë mbi 50 euro, apo rreth 1500 euro në muaj”, shkruan Zëri. Në Shqipëri, gjithashtu një nga vendet më të varfëra të Evropës, nuk bëhen këto pyetje dhe pse komentojmë shpesh veshjet e shtrenjta e të bukura të politikanëve tanë. Jemi mësuar me paradën e çantave firmato të deputetëve femra, si dhe me kravatat e kostumet e veçanta të kryeministrit Rama apo të i sh-kryeministrit por nuk pyesim sa kanë kushtuar. A ju del paga që marrin nga taksat tona për një kapërdisje të tillë? Edhe sikur ta përdorim vetëm për garderobë nuk besojmë se mjafton….

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.