Materniteti i Gjirokastrës drejt rrënimit, mungojnë investimet

Materniteti i Gjirokastrës nuk kryen funksionin për të cilin është ngritur. Ndërtesa e tij ngjason me një godinë të braktisur e që është e destinuar të shkatërrohet. Dyert në shumë dhoma nuk ekzistojnë, ndërsa dritaret janë pa xhama. Tualetet e këtij institucioni shëndetësor të rëndësisë së parë janë tërësisht jashtë funksionit dhe nuk furnizohen me ujë.
Ndërkohë që drejtori i tij duke konfirmuar kushtet e vështira në të cilat punohet është i pafuqishëm për ta ndryshuar godinën që kërkon një rikonstruksion total.
Personeli mundohet që nënat e reja t'i mbajë sa më pak kohë në maternitet për të shmangur infeksionet, por edhe sëmundjet si pasojë e të ftohtit. Premtimet për një investim të mundshëm në infrastrukturën e maternitetit nuk kanë munguar asnjëherë kur është hartuar buxheti për institucionet shëndetësore, por në realitet gjithçka po shkon drejt rrënimit.
Albanian Screen
Add new comment