Masakër në pyllin e sodës. Priten drutë për ndërtime

Pylli i sodës në Vlorë po shkon drej shkatërrimit. Ndërtimet janë masakra e fundit dhe e pakthyeshme që po ndodh në këtë zonë dhe ajo që është më shqetësuesja , këto godinë janë të ligjshme të pajisura me leje ndërtimi nga KKRRT-ja e Bashkisë. Shefi i policisë pyjore konfirmon prerjet masive në pyllin e sodës për tu hapur më pas sheshe ndërtimi.
Një vit më parë ishin mbeturinat inerte që po dëmtonin gjithë sipërfaqen e pyllit të sodës. Gjatë verës ishin zjarret ne shumicën e rasteve të qëllimshme që zhduken me qindra rrënjë pisha, gjatë dimrit ishin rreshjet dhe erozioni që shkulën nga rrënjët pemët dhe tashme ky pyll i destinuar për tu zhdukur po pritet për tu kthyer në zonë të banuar.
Festim Llanaj
Albanian Screen
Add new comment