'Marshimi i të Gjallëve', mijëra përkujtojnë Holokaustin në Auschwitz

Disa mijëra njerëz, ku përfshiheshin edhe të mbijetuar të Holokaustit, ecën në mënyrë simbolike nga kampi i vdekjes së Auschwitz-it në kampin Birkenau, për të përkujtuar Ditën e Kujtesës së Holokaustit. 'Marshimi i të Gjallëve' nisi në portën kryesore të kampit të Auschwitz-it, nën tingujt e një briri, dhe përfundoi në Birkenau, një kamp i ndërtuar më vonë nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore me qëllimin e zhdukjes së popullsisë hebreje në Evropë dhe të disa kombësive të tjera.
Manifestuesit nga e gjithë bota mbërritën në Oswiecim me tren, ndërsa të tjerët marshuan deri në kampin e përqëndrimit Brzezinka, një nga vendet ku u kryen krimet më të tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore. Ata mbanin në duar flamuj izraelitë dhë këndonin këngë hebreje.
Nga 1.2 deri në 1.5 milionë njerëz gjetën vdekjen në Auschwitz dhe Brzezinka, nga të cilët 1 milion ishin hebrenj. Pjesa tjetër përbëhej nga të dënuar politikë polakë, romë, homoseksualë, njerëz me aftësi të kufizuara dhe të burgosur të ndërgjegjes e besimit fetar. Kampi u çlirua nga ushtarët sovjetikë në 27 janar 1945.
Albanian Screen
Add new comment