Luftonte me ISIS në Irak, vritet një tjetër shqiptar nga Maqedonia.

Një tjetër shqiptar, pjestar i ISIS është vrarë në luftime në Irak. Sipas mediave maqedonase shqiptari që ka humbur jetën është Mesud Musliu. Ai është nga Shkupi, dhe është shqiptari i dhjetë nga Maqedonia që humb jetën në luftrat në Lindjen e Mesme.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendhsme në Maqeoni ky shtetas jetonte në Gjermani dhe mund të ketë hyrë në Irak në muajin prill.
Dyshohet se ai luftonte përkrah organizatës ISIS. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe BE kanë marrë një aksion për të dërguar armë për kurdët e Irakut të cilët po luftojnë me organizatën e re terroriste.
Gjithashtu SHBA ka ndërmarrë dhe sulme ajrore ndaj bazave të ISIS.
Add new comment