Liqeni i Ohrit së shpejti trashëgimi botërore natyrore

Postuar në 25 Mars, 2012 09:04

Liqeni i Ohrit së shpejti do të vihet nën mbrojtjen e UNESCO-s. Për këtë arsye që në fillim të muajit prill, në Pogradec do të qëndrojë një delegacion-komision i UNESCO-së, që do të trajnojë ekspertët ambientalist, në drejtim të përgatitjes së dokumentacionit me kriteret për aplikimin e pjesës së Liqenit të Ohrit, që i takon Shqipërisë, për tu bërë pjesë e projektit të UNESCO-së. 

Një lajm i tillë është mjaft shpresëdhënëse dhe optimiste edhe për palën shqiptare, pasi pritet që UNESCO, pas përpjekjeve të përbashkëta shumëvjeçare, të fillojë këtë procedurë që edhe pjesa shqiptare e këtij liqeni të vihet nën mbrojtjen e UNESCO-së. 

Arijan Merolli, nga Sekretariati bilateral shqiptar për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit, lidhur me këtë ngjarje është shprehur:”Është shumë e rëndësishme që ajo që propozohet nga UNESCO, që të bëhet zgjerimi dhe mbrojtja e tërësishme e Liqenit të Ohrit, jo vetëm në pjesën maqedonase por edhe në atë shqiptare, është mirëpritur nga pala shqiptare dhe na obligon që të ndërmarrim të gjitha aktivitetet e duhura për të garantuar mbrojtje maksimale të Liqenit të Ohrit si trashëgimi natyrore dhe kulturore me vlera të mëdha”, raporton INA. 

Me shpalljen e Liqenit të Ohrit si trashëgimi botërore natyrore, përfundimisht krijohen edhe parakushtet për harmonizimin e legjislacioneve të dy vendeve, Maqedoni e Shqipëri, për mbrojtjen e përbashkët të Liqenit të Ohrit. Kështu do të krijohen edhe mundësitë e veprimit të përbashkët për zgjidhjen e problemeve ekologjike që paraqiten dhe që në të ardhmen mund të paraqiten në Liqenin e Ohrit, që vlerësohet se vjetërsia e këtij Liqeni tektonik është mbi 4 milion vjet.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.