Lezhë, grabitet banesa e terrorizohen familjarët, shoqërohen 15 persona.

Rreth 15 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia e Lezhës për vjedhjen e ndodhur në një banesë në Balldre dy ditë më parë. Sipas deklarimeve të të dëmtuarve, tre autorët kanë mundur të vjedhin nën kërcënimin e armëve disa bizhuteri e sende me vlerë, si dhe kanë terrorizuar familjarët.
Banesa e grabitur është e Luigj Prekës, dhe në momentin e vjedhjes të gjithë familjarët ndodheshin në banesë, por fatmirësisht nuk është lënduar ndonjëri prej tyre.
Sipas policisë së Lezhës, në vendngjarje janë fiksuar disa gjurmë nga grabitësit, si dhe maska e njërit prej tyre.
Ndërkaq, blutë e Lezhës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Add new comment