Lezhë, grabitet banesa, autorët e armatosur terrorizojnë familjarët

Postuar në 25 Tetor, 2014 07:18

Persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur në orët e para të mëngjesit një banesë në fshatin Balldre të Lezhës.

Mësohet se banesa e grabitur është e Luigj Prekës, familjarët e të cilit ndodheshin në shtëpi në momentin kur kanë hyrë grabitësit e maskuar, po fatmirësisht nuk është raportuar se është lënduar ndonjëri prej tyre.

Sipas policisë së Lezhës bëhet e ditur se personat e armatosur kanë marrë nga familja Preka disa bizhuteri e sende të tjera me vlerë duke terrorizuar familjarët.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa policia është vënë në lëvizje për zbardhjen e ngjarjes, sapo është vënë në dijeni, për të identifikuar autorët e për të bërë të mundur arrestimin e tyre. Ndërkohë që policia ka gjetur të braktisur mjetin e autorëve rreth 3 kilometra larg nga banesa e grabitur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.