"Lehtësim sasior", Banka e SHBA, pompim parash në ekonomi

Postuar në 14 Shtator, 2012 05:02

 

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi rinisjen e politikës së pompimit të më shumë parave në ekonominë, përmes të ashtuquajturës lehtësim sasior. Rezerva Federale do të blejë sigurimin shtesë të agjencive hipotekore, me një ritëm prej 40 miliardë në muaj. Banka vendosi se edhe mund të rrisë gjithashtu edhe masën e blerjeve të saj, nëse ekonomia nuk tregon shenja përmirësimi. Ekonomia ndodhet në qendër të debatit e mund të vendosë shumë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara gjatë muajit nëntor. Interesat e bankave të cilat kanë mbetur afër zeros për disa vite rrjesht, do të vazhdojnë të mbahen nën nivelin 0.25 për qind. Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.