Kuvend, interpelancë për emërimet në polici dhe mocion debati për integrimin

Postuar në 27 Nëntor, 2013 04:26

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e dytë brenda javës, për shkak të shtyrjes së seancës së të enjtes së shkuar pas humbjes së jetës së deputetit të PD, Sokol Olldashi.

Në rendin e ditës së seancës se sotme plenare është mocioni për debat mbi çështjet e integrimit europian, e kërkuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Gjithashtu në rendin e ditës është parashikuar edhe një interpelancë me Kryeministrin për emërimet në Policinë e Shtetit, kërkuar nga disa deputetë të Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët edhe më herët në deklarata për mediat i kanë cilësuar këto emërime si zëvendësime të njerëzve profesionistë me militantë të paaftë.

Ndërkohë, kryeministri Rama ndodhet ende jashtë vendit, në Rumani ku po zhvillon një vizitë zyrtare dhe sipas informacioneve nga kryeministria pritet t’i bashkohet kuvendit për t’u bërë pjesë e debateve rreth mesditës. Seanca e sotme plenare është parashikuar të nisë në orën 11:00.

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.