Krujë, shkon t'i ngushëllojë për vdekjen e babait, plagos 3 vëllezër

Postuar në 17 Nëntor, 2014 08:38

U shkon për vizitë për t'i ngushëlluar për vdekjen e babait dhe plagos tre vellëzer. Personazhet e kësaj historie janë pjesë e fisit Cangu në Vrion të Niklës në Krujë.

Pasi varrosën babain e tyre, 66 vjeçari A. Cangu dhe vëllezërit e tij D. Cangu dhe B. Cangu kanë debatuar me kushëririn e tyre, Estref Cangu me të cilin ishin në konflikt për çështje pronash.

Ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të kushërijnve të tij, duke i lënë të plagosur , më pas është larguar në drejtim të paditur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fushë-Krujës ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia është nisur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.