Kriza në Greqi, të papunët i rikthehen punimit të tokës

Postuar në 24 Mars, 2012 06:05

Në kushtet e krizës së rëndë ekonomike, ku papunësia po arrin nivele rekord,  grekët i janë rikthyer fermave dhe punimit të tokës.

Fabrika të boshatisura mund të shihen kudo në veri të Greqisë, rajoni më i goditur nga kriza, me papunësinë në 23 për qind. Ish-punëtorët e këtyre fabrikave, e kanë të pamundur të gjejnë një punë tjetër dhe po konsiderojnë mundësinë e emigrimit jashtë vendit. Por, mundësia tjetër u ofrohet atyre përmes një nisme në periferitë e Selanikut, ku pronarët lokalë të tokave japin në përdorim ngastra të papunuara dhe u mësojnë njerëzve sesi të rrisin vetë ushqimin e tyre.

Nisma duket e qëlluar, pasi sipas statistikave, gjithnjë e më shumë profesionistë të papunë po i kthehen fermave, si një mënyrë për të mbijetuar në një kohë ku punësimi është i ulët dhe mijëra biznese kanë falimentuar.

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.