Kallzim Burgajt dhe 9-ish zyrtarëve

Postuar në 15 Dhjetor, 2013 09:33

Kallzimi ndaj Arben Imamit nuk ka qenë e para dosje në prokurori për çështjen e reklamave. Një tjeter padi është referuar gati një muaj më parë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka referuar në “task-force”, Prokurorinë e Tiranës, kallzim penal ndaj ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, nëndrejtorit të përgjithshem Rasim Borishi dhe tetë anëtare të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në këtë drejtori. Akuza që rëndon mbi dy ish-drejtuesit e policisë dhe tetë zyrtaret e tjere është ajo e shpërdorimit të detyres si edhe shkeljes së barazisë në tendera apo ankande publike.

Shkeljet, sipas nje materiali me 11 faqe qe ju drejtua prokurorise, kanë te beje me proceduren e prokurimit me objekt spotet publicitare televizive per informimin e qytetareve ne kuader te liberalizimit te vizave.

Behet fjale per pese tendera ne shkelje te ligjeve te prokurimit me nje vlere prej 318 milionë lekesh ose ndryshe thene mbi 3 100 000 dollarë.

Sipas hetimit te bere nga oficeret e policise gjyqesore ne Sherbiminn e Kontrollit te Brendshem ka rezultuar se ne tre tendera, komisioni i vleresimit ka shpallur operatorin fitues dy, tre dhe nje dite perpara hapjes se ofertave duke paracaktuar fituesin qe ne te gjitha rastet.

Ështe vetem nje kompani, ajo Promo, e cila ka marre te gjithe shumen prej mbi 3 100 000 dollaresh.

Ne te gjitha procedurat e kryera veprimet e autoritetit kontraktor u kryen nga zv.drejtori i policise, Rasim Borishi, ne kundeshtim me vendimet e nxjerra nga Keshilli i Ministrave ku veprimet duhet te kryhen nga titullari i institucionit.

Nje tjeter pike e shkeljeve nga Komisioni i Prokurimit eshte se u shpall operatori fitues ne baze te çmimit dhe jo pikeve, ne kundërshtim me VKM ne fuqi.

Nje nder pikat me shkeljen me te rende mbetet ajo se ne dy procedura prokurimi mungon data e raportit perfundimtar te perpiluar nga ky komision, si edhe se ne ftesat ne oferte, drejtuar operatoreve per pjesemarrje ne prodhimin dhe transmetimin e spoteve publicitare, titullari i autoritetit kontraktor i eshte referuar nje baze ligjore te shfuqizuar.

Ne kundeshtim me ligjin nuk eshte bere njoftim ne faqen zyrtare te internetit te Drejtorise se Pergjithshme te Policise dhe ne komisonin nuk ka patur specialiste te fushave.

Nje nder me flagrantet si shkelje konsiderohet se jane percaktuar qe ne procedure prokurimi televizionet qe do transmetonin spotet publicitare.

Gjate denoncimeve te vitit te kaluar, jane bere publike shumat prej miliona dollaresh te dhena nga buxheti i shtetit ne formen e reklames shteterore, ku “Top-Channel”, nje nga tre mediat kombetare, por cfare eshte me e rendesishmja televizioni me i madh dhe i rendesishem ne vend ka qene i perjashtuar prej tyre, çka e ka bere te dyshimte si proceduren dhe qellimin e ketyre financimeve.

Lista e të akuzuareve
Hysni Burgaj – ish-drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Rasim Borishi - ish- zv.drejtor i pergjithshem
Kole Kukaj - kryetar i komisionit të vlerësimit
Anëtarë komisioni
Adelina Marashi
Agim Hysko
Besjana Martini
Liza Tafili
Meri Papakonstandini
Klejda Plangarica
Islam Cenga

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.