Kakavijë, Policia Kufitare sekuestron 15 kg Mariuanë.

Në orët e mbrëmjes se djeshme efektivat e Policisë Kufitare Kakavijë gjatë kontrollit në vijën e dytë të automjetit Audi me targa AA 054 KC me drejtues Besmir Hoxha, kanë konstatuar poshtë sediljeve 8 pako të mbështjella me natriban të mbushura me Mariuan, gjithsej 15 kg.
Pas zbulimit të lëndës narkotike mbërritur grupi hetimor dhe specialistet e Seksionit Kundër Drogës ku dhe kanë bërë arrestimin e drejtuesit te mjetit.
Lënda narkotike u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale. Çështja i ka kaluaa Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Add new comment