Këlcyrë, pasarelat mbi Vjosë jashtë funksionit

Më shumë se 10 pasarela mbi lumin Vjosë janë jashtë funksionit, për shkak të amortizimit dhe mosinvestimit. Një pasarelë pranë fshatit Peshtan ka shërbyer dikur për të lidhur të dy brigjet e lumit në distancën më të afërt.
Drita Cani 74 vjeç thotë se me ndërtimin e urës së Peshtanit kjo pasarelë u harrua.
Në këtë pasarelë është investuar 3 herë gjatë 10 viteve të fundit thonë banorë të tjerë të zonës por druri ka qenë i pastazhionuar dhe është kalbur shumë shpejt.
Një zjarr i rënë para 2 vitesh e nxorri plotësisht jashtë funksionit këtë pasarelë. Tashmë kjo pasarelë dhe shumë të tjera të vendosura mbi Vjosë po humbasin çdo ditë pjesët e tyre prej metali që po zhvaten për t'u shitur për skrap.
top-channel.tv
Add new comment