Japoni, rekord i defiçitit tregtar

Japonia ka raportuar një defiçit rekord të shkaktuar nga rritja e importeve të energjisë, ndërkohë që rimëkëmbja e ekonomisë së vendit mbetet e brishtë.
Humbja ka qenë 437 miliardë jen, ose 5.4 miliardë dollarë në janar, ka bërë të ditur Ministria e Financave.
Humbja në fjalë është një tregues i fitimeve që siguron Japonia përmes tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve përtej detit.
Gjithashtu, shifrat e rishikuara tregojnë se ekonomia u kontraktua më pak nga sa ishte tkurrur në fund të vitit 2011.
Në baza vjetore, ekonomia u tkurr me 0.7 për qind në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat zyrtare, shumë më pak nga tkurrja e mëparshme që ishte 2.3 për qind.
Pas tsunamit dhe tërmetit të 11 marsit të vitit të kaluar, që shkaktoi rrjedhjen radioaktive në impiantin bërthamor të Fukushimës, Japonia mbylli 52 nga 54 reaktorë të saj.
Një veprim i tillë çoi në reduktimin e rezervave që gjeneronin elektricitet, që do të thotë se kjo mungesë do të plotësohej përmes importeve.
Analistët deklarojnë se një rënie e eksporteve për shkak të pushimeve për vitin e ri hënor në Kinë është gjithashtu një tjetër shkak për dëmtimin e ekonomisë japoneze.
Jeni u shkëmbye me 81.26 dollarë amerikanë, teksa defiçiti tregtar rriti frikën nëse Japonia do të jetë në gjendje të menaxhojë këtë borxh të madh publik.
top-channel.tv
Add new comment