Itali, shqiptari vret me thikë bashkëshorten

Një 44-vjeçar shqiptar ka vrare me thikë gruan e tij. Media italiane bën me dije se ngjarja ndodhi në banesën e çiftit shqiptar në Xhenova. Viktima rreth 30 vjeç është goditur me thikë në zemër dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Çifti shqiptar kishte 2 fëmijë të cilët ishin në gjumë kur ndodhi ngjarja. Pas vrasjes së bashkëshortes, 44-vjeçari shqiptar identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ka lajmëruar policinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një zënke mes çiftit. Policia ka arrestuar autorin nën akuzën për vrasje.
Add new comment