Itali, protestë kundër reformave në tregun e punës

Mijëra njerëz iu bashkuan sot një proteste të organizuar nga Unioni i punëtorëve të fabrikave, Fiom, kundër reformave në tregun e punës që kryeministri Mario Monti po mundohet të implementojë si pjesë e planit të ri të kursimeve. Fiom është një nga unionet më të mëdha brenda fabrikave të Fiat në Itali dhe punëtorët po ashtu ndërprenë për katër orë punën. "Ne kërkojmë siguri në vendin e punës, që të mos na braktisin",-tha një protestues. Qeveria e kryeministrit Mario Monti kërkon që të ulë borxhin publik prej 1.9 trilionë eurosh të qeverisë. Në muajin dhjetor, parlamenti kaloi një paketë kursimesh në masë 33 miliardë euro.
Albanian Screen
Add new comment