Irlandë, Skandal në Kishën katolike, prifti zbulon 'padashje' videon porno

Një skandal i ri ka goditur Kishën katolike të Irlandës së Veriut, ku një prift i ka treguar disa prindërve një video pornografike në vend të videos e cila duhet të përmbante rrëfimin e parë të fëmijëve të tyre.
Skandali i rëndë ka ndodhur në shkollën fillore të St. Mary's, në provinëcën e Pomeroy. Prifti Martin McVeigh pretendon se nuk e di sesi këto materiale porno kanë përfunduar në USB-në e tij.
Vatikani ka nisur hetimet për këtë rast, ndërkohë që prindërit të alarmuar kanë bërë një kërkesë që prifti të pezullohet nga shkolla dhe që ndalohet që të merret me procedurat e pagëzimit të fëmijëve të tyre.
Ballkanweb.com
Add new comment