Hyn në sherr për shokët, 18 vjecari vritet me thikë në zemër

Postuar në 13 Shtator, 2014 05:21

Një i ri u vra me thikë në zemër mbrëmjen e së Premtes në qendër të qytetit të Rreshenit rreth orës 22:00, ndërsa 18-vjecari hyri në një sherr mes dy grupeve të rinjsh për të ndihmuar shokët e tij.
 
Ardit Kola u qëllua me thikë nga 26-vjeçari Alban Molla, i cili u arrestua nga policía mëngjesin e të shtunës. Molla, banues në fshatin Tarazh ka pranuar autorësinë e krimit para forcave blu.
 
18-vjecari hyri në sherr për të ndihmuar shokët…po ziheshin për mënyrën e shikimit
 Ngajrja ndodhi pranë lokalit “Everest” në bulevardin e qytetit të Rreshenit. Burimet e policisë së Mirëditës thanë se i riu Koka ka ndërhyrë pasi ka parë shokët e tij duke u zënë me një grup të rinjsh..ndërsa arsyeja e sherrit ishte për mënyrën e shikimit. 18 vjeçari ka ndërhyrë duke goditur me grushte 26-vjeçarin Alban Molla dhe një tjetër shoqërues të tij.
 
Grupi kundërshtar priti të riun të dilte nga lokali, 26-vjecari e qëlloi me thikë
Pas sherrit i riu 18 vjeçar është futur sërish në lokal dhe ka qëndruar për pak kohë. Vetëm pak minua më vonë Ardit Kola ka dalë nga lokali, ndërsa jashtë e priste grupi i të rinjve kundërshtarë. Sapo ka dalë në trotuarin pranë lokalit, 18-vjeçarit i është afruar Alban Molla dhe e ka qëlluar menjëherë me thikë, goditje e cila ka rezultuar fatale për të riun. Ardit Kola ka mundur të lëvizë vetëm për disa metra i plagosur dhe më pas është shembur në tokë dhe ka humbur jetën.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.