Hiqen tezgat. Shisnin ushqime të pasigurta

Postuar në 23 Gusht, 2012 11:07

 Kujdes nga produktet që tregëtohen nga ambulantët, pasi ushimet apo pijet nuk janë të sigurta sa i takon kushteve higjeno-sanitare. Ky është apeli i drejtorisë së Shëndetit Publik, e cila në bashkëpunim me bashkine e Tiranës për të mos u rrezikuar shëndeti i qytetarëve nga tregëtarët ambulantë, që njëherësh zaptojnë dhe trotuaret, i kanë ndaluar ata për të shitur produkte. 

Kjo drejtori nga ana tjetër siguron të gjithë qytetarët, që mishi në asnjë restorant nuk ka rezultuar me ndotje bakteriale duke përgënjeshtruar kështu disa raportime të pabaza.

"Të gjithë qytetarët duhet të bëjnë kujdes nga të gjithë tregëtarët ambulantë dhe produkte të tjera të cilat janë të pakontrolluara dhe të paçertifikuara dhe me problem që kanë të bëjnë me datat e skadencës. Nuk ka asnjë subject, asnjë restorant, asnjë hoteleri që ka dalë me problem, me ngarkesa bakteriale si rezultat i përdorimit të mishit dhe nënprodukteve të tij"- thotë Drejtori i Shëndetit Publik Mhill Gecaj.

Edhe pse situata është nën kontroll inspektimet do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet me qëllim, që çdo shkelës i ligjit të ndalohet. Kështu sipas Gecaj shëndeti i qytetarëve dhe ushimeve që konsumojnë do të mbikqyret sistematikisht deri në fundin e stinës së nxehtë.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.