Hidhet shorti, përcaktohet trupa gjykuese për Ndokën dhe Ndreun.

Gjykata e Lartë ka hedhur shortit për përcaktimin e trupës së gjyqtarëve që do të gjykojnë çështjen në ngarkim të deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për incidentin në ambientet e kuvendit me deputetin e Partisë demokratike, Genc Strazimiri.
Çështja e regjistruar në Gjykatën e Lartë me nr.4/14 akti, u kalua nga Prokuroria e Përgjithshme, me objekt “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Pas hedhjes së shortit manual, sipas procedurave të përcaktuara, trupa gjyqësore përbëhet si më poshtë vijon:
1. Medi Bici, Relator i Çështjes
2. Ardian Dvorani
3. Tom Ndreca
4. Artan Zeneli
5. Admit Thanza.
Add new comment