Greqi,shkatërrohet banda e trafikut narkotik,në pranga edhe një shqiptar.

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme sëbashku me dy shtetas grekë nga sektori kundër narkotikëve në policinë e Atikës.
Mediat greke bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur edhe dy persona të tjerë shqiptarë, edhe këta pjesë e organizatës së trafikut ndërkombëtar të drogës.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe sekuestruan nga policia 13.8 Kg heroinë, 36.100 €, 500 $, 1390 lira turke, 10.200 lekë shqiptare, dy lira ari turke dhe 15 aparatë celularë.
Add new comment