Greqi, supermarketet në Larisa, “pagë në natyrë” punonjësve

LARISA - Kriza që ka pllakosur Greqinë, i detyron sipërmarrësit dhe biznesmenët të mendojnë mënyra nga të ndryshmet për të mbijetuar, për të zvogëluar sa të jetë e mundur shpenzimet, në mënyrë që të mbrojnë bizneset e tyre nga më e keqja, falimentimi.
Në kohët e vështira që po jetojnë bizneset greke, idetë janë nga më të cuditshmet, dhe njëra prej tyre është edhe gjetja e mënyrave alternative për të paguar punonjësit.
Një ide e tillë iu ka lindur pronarëve të një zinxhiri supermarketesh në Larisa, të cilët iu kanë ofruar punonjësve të tyre t’i paguajnë në asortimente nga supermarketi, në vend të pagës në euro.
Punonjësit e supërmarketeve në fjalë nuk e kanë pranuar dhe janë ankuar për një propozim të tillë, ndërkohë që kohë më parë administrata iu kishte propozuar zëvendësimin e pagës me kupona për blerje, për shkak të mungesës së parave.
Kjo mund të quhet në një farë mënyre një “zgjidhje”, por cfarë do ofronin kompani të tjera, që nuk prodhojnë të tilla të mira materiale, për t’iu zëvendësuar pagat punonjësve të tyre?
Ballkanweb.com
Add new comment