Greqi, 74% e qytetarëve e duan Papandreun në burg

3 në 4 grekë duan që ish-kryeministri, Jorgo Papandreu, të shkojë në burg si dënim për gjendjen aktuale të vendit, si dhe për problemet dhe vështirësitë që hasin cdo ditë.
Shumica dërrmuese e qytetarëve grekë bën përgjegjës për rënien ekonomike të vendit, ish-kryeministrin Papandreu duke kërkuar që ai të dënohet për këtë.
74% e të pyeturve mendon se ish-kryeministri “të paguajë”, dhe për këtë ka vetëm një interpretim; gjykatë të posaçme, dënim dhe burg.
Rezultatet e tjera të sondazhit të dytë të realizuar nga kompania ALCO për llogari të websitit newsbomb.gr thonë se:
- 8 nga 10 grekë besojnë se ish kryeministri Jorgos Papandreu shiti sovranitetin e Greqisë
- 6 nga 10 grekë besojnë se kryeministri aktual Lukas Papadhimos iu shërben ekskluzivisht interesave të kreditorëve të Greqisë.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment