Grekët punojnë më shumë orë në vit, por gjermanët janë më produktivë

Në një krahasim që iu bëhet punëtorëve grekë me punëtorët gjermanë bazuar në të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), rezulton se një punëtor grek punon 2 017 orë në vit, krahasuar me një punëtor gjerman, (që konsiderohet si mishërimi i punës së madhe), i cili shënon 1 408 orë pune në vit.
Por detaji që bën dallimin, është se tregu grek i punës përbëhet nga një numër i madh i vetëpunësuarve, të cilët punojnë më shumë se sa ata që kanë nënkshkruar një kontratë pune.
Dallimi tjetër është numri i të punësuarve me kohë të pjesshme, i cili në Gjermani është më i lartë.
Një tjetër element që e bën tregun grek të punës më pak të favorshëm, është fakti që vetëm 60% e popullsisë në moshë pune në Greqi e ka tani një punë, ndërsa në Gjermani shifra korresponduese është mbi 70%.
Ndaj meqënëse tregjet e punës janë të strukturuara në mënyra krejt të ndryshme, edhe krahasimi bëhet tepër i vështirë.
Sa për produktivitetin, një punëtor mesatar gjerman është më produktiv sesa një punëtor grek.
Gjermania renditet si vendi i tetë më produktiv, ndërsa Greqia e 24-a, sepse Gjermania ka prodhim efikas, infrastrukturë mbështëtëse të punës tepër operative dhe teknologji të lartë, ndërsa Greqia jo.
Anila Jole
Ballkanweb.com
Add new comment