Gjirokastër, ndalohen 71 klandestinë Sirianë, kishin destinacion Malin e Zi

Një grup klandestinësh nga Siria janë ndaluar nga policia pasditen e sotme në Gjirokastër. 71 klandestinët, mes tyre gra dhe fëmijë, janë ndaluar nga uniformat blu të Gjirokastrës rreth orës 19:00 në luginën e lumit Drino.
Sipas policisë së Gjirokastrës, klandestinet kishin hyrë në vendin tonë përmes kufirit jeshil me Greqinë, dhe kishin si destinacion Malin e Zi.
Klandestinët janë shoqëruar në komisariatin e Gjirokastrës, për të kryer më pas veprimet e nevojshme.
Add new comment