Gjika: Dorëhiqem nëse del kush e thotë se më dha kafe për kompleksin “Jon”

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 03:25

Kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka komentuar sërish çështjen e kompleksit “Jon” në Vlorë. Gjatë një ndërhyrjeje telefonike mbrëmë në emisionin “Opinion”, Gjika tha se nëse del dikush që thotë se i ka bërë presion apo i ka dhënë ryshfet atij, dorëzon detyrën publikisht.

Kryeministrit i kam thënë: Nëse aty do shkojnë fadromat dhe do dalë dikush që të thotë që Shpëtim Gjikës i kam dhënë “kafe” apo Gjika më ka bërë presion, unë dorëzoj çelësat në Shesh të Flamurit!”, tha Gjika.

Ai iu përgjigj edhe prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.

“Kam një replikë me prefektin. Ta dish që ndërkombëtarët e marrin si model Vlorën. Është qyteti më i ruajtur, i shpëtuar nga masakra. Leja për kompleksin është dhënë konform ligjit dhe nuk ka asnjë shkelje. Lugomarja po ndërtohet me paratë e bashkisë, Vlorë”, theksoi Gjika.

Shtyhet seanca, Gjika: Gati të përballem me çdo gjykatë

Shtyhet seanca e dytë gjyqësore për dosjen “Gjika”. Seanca në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës lidhur me dhënien e lejes për ndërtimin e kompleksit “Jon” në zonën e Ujit të Ftohtë është shtyrë për në 20 dhjetor. Shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e avokatit të Gjikës, Gentian Sherifaj.

Vetë Gjika, i cili ka qenë i pranishëm në këtë seancë, pas vendimit për shtyrjen e saj e ka quajtur absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. “Unë jam gati të përballem me çdo gjykatë, madje edhe në Strasburg. Siç e shikoni, unë jam korrekt me ligjin, kjo është seanca e dytë që paraqitem, por unë e konsideroj absurde kërkesën e prokurorëve për transferimin e dosjes. Dua të theksoj se edhe nëse transferohet dosja, për mua nuk është problem, por prokuroria ka një vit që po heton për këtë çështje dhe nuk ka pasur asnjë presion”, tha Gjika.

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.