Fyle: Një fillim i shkëlqyer! (Pesë përfundimet e takimit Fyle- Rama)

Postuar në 12 Nëntor, 2013 09:37

Prioritetet e caktuara në progres-raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë u diskutuan sot në një tryezë të rumbullakët Shqipëri–BE, e cila pritet të elaborojë jo vetëm ato që cilësohen si “kushte” të BE-së, por edhe rrugët për realizimin e tyre.Komisioneri Stefan Fule tha se po po lëmë pas një vit të mirë për Shqipërinë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Fule vlerësoi zgjedhjet e realizuara në vendin tonë, si dhe pëprjekjet që janë bërë nga qeveria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Ka qenë një vit i mirë përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe transferimit konstruktiv të pushtetit. Ka qënë një vit i mirë që na lejoi ne që në progres-raport të tregojmë që Shqipëria ka bërë progres. Po ashtu është një vit që na ka ndihmuar ne që tu japim rekomandime të posaçme shteteve anëtare si dhe informacione shtesë që ne ua kemi dhëne dhe presim që ato ti marin seriozisht. Dhe cili ka qënë reagimi i Komisionit Evropian për progresin e Shqiperisë? Edhe një angazhim më i madh nga ana jonë. Unë mendoj që qytetarit shqiptar duhet t’i jepet një ide e qartë e rrugës për në BE dhe të shikojnë edhe hapa konkrete”,- deklaroi Komisioneri Fule.Ai bëri me dije se nga takimi me kryeministrin Rama janë arritur disa përfundime të përbashkëta lidhur me 5 rekomandimet që BE i ka bërë Shqipërisë para se ajo të marë statusin kandidat për në BE. “Kur flasim për prioritetet kyçe flasim për 5 rekomandimet. Në fakt më duhet të them që prisja që të kishim fillim të mirë, por kemi pasur fillim të shkëlqyer, diskutime të shkëlqyera. Kemi shpenzuar rreth tre ore përsa i përket thelbit të diskutimit dhe kemi nxjerrë përfundime të përbashkëta”,- u shpreh Fyle.

5 Përfundimet e përbashkëta të takimit Fyle- Rama

Së pari, kishim mundësinë të përkufizojmë mbështetjen në procesin e integrimit për Shqiperinë, synimi është të strukturohet bashkëpunimi dhe të ndihmojmë Shqiperinë që ta mbajë fokusin te integrimi.

Së dyti kemi konfirmuar se gjithëpërfshirja dhe transpoarenca është element kyç, dhe e theksoi kryeministri pjesëmarrjen e kryetares për Komisionin e Integrimit, zonjën Bregu. Ne do e fuqizojmë këtë element në dialogun e nivelit të lartë.

Së treti ramë dakord për një plan veprimi, që të shohim se si do jepni rezultate për këto 5 prioritete kyçe.

Së katërti e vlerësojmë qëllimin e qeverisë për platformë dialogu kombëtar për integrimin, ku do përfshihen qeveria, opozita dhe shoqëria civile. Ne e kemi bëre të qartë që kjo do konsolidonte qasjen konsensuale për integrimin.

Së pesti ramë dakord që vitin që vjen do kemi takimin e radhës dhe arritëm në përfundimin që nga sot e deri në publikimin e progres raportit të ardhëshëm të kemi edhe 4 takime të tilla.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.