FMN: Ekonomia kineze duhet të reformohet

Kreu i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde ka thënë se Kina duhet të marrë masa për reformimin e ekonomisë dhe monedhës së saj, yuanit. Lagarde tha se Pekini duhet të ndalë së qenuri shumë i varur nga eksportet dhe investimet.
Komentet, Lagarde i bëri gjatë vizitave të saj në Kinë e Indi. Duke folur me politikanët dhe liderët e bizneseve, Lagarde tha se ekonomia botërore po shkonte drejt stabilizimit. Javën e shkuar, FMN aprovoi 28 mld euro ndihmë për Greqinë, pjesë e paketës së dytë të shpëtimit.
"Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Ekonomia botërore mund të jetë në rrugën e rimëkëmbjes, por nuk ka shumë vend për manovrime, e aq më pak për gabime në politikbërje",-tha ajo.
Albanian Screen
Add new comment