Fier, gruaja ther burrin me thikë për të mbrojtur të dashurin

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 10:04

Një grua vetëm 27 vjeç, nënë e dy fëmijëve, ka masakruar me thikë bashkëshortin e saj, pasi ai zbuloi lidhjen e saj të fshehtë me një burrë tjetër. Ngjarja ndodhi pasi viktima zbuloi lidhjen e fshehtë të gruas 27- vjeçare Ermira Xhaferraj dhe kunatit të saj (burri i motrës). Policia e Fierit bëri të ditur se 33- vjeçari S. Xhaferraj ndodhet në gjendje kome në spital, ndërsa mjekët ende nuk kanë dhënë garanci për jetën e tij. I riu ka marrë 18 goditje me thikë në pjesën e kraharorit, çka sipas mjekëve, i vë në rrezik jetën. Sipas Policisë, ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:00, në banesën e çiftit Xhaferraj në fshatin Grizë të Patosit. Aleksandër Ahmetaj, nga fshati Sektor Seman i Fierit, ka shkuar i vetëm te shtëpia e baxhanakut të tij për të kaluar natën. Por takimi mes tyre ka përfunduar në debat e më pas gruaja në bashkëpunim me të dashurin I është vërsulur bashkëshortit me thikë duke e masakruar. Ahmetaj është kapur më vonë nga policia në tentativë për tu larguar jashtë shtetit, ndërsa 27-vjeçarja është munduar të fshehë krimin duke thënë para policisë se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpi dhe kishin sulmuar burrin e saj.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.