EUROSTAT: Rritet papunësia në 17 vende të Eurozonës

Postuar në 02 Qershor, 2012 03:03

Shifrat zyrtare tregojnë se papunësia në 17 vendet që përdorin monedhën euro ka qenë 11 për qind në muajin prill, me e larta që nga krijimi i unionit monetar në vitin 1999. 

Të dhënat e EUROSTAT-it, tregojnë se përqindja e papunësisë është rritur në Spanjë, Portugali dhe Greqi. 
Spanja ishte në mesin e shteteve me papunësinë më të madhe, 24.13 për qind. Shifrat tregojnë se rreth 17.4 milionë persona në eurozonë janë të papunë. 

Të dhënat u bënë publike, ndërsa liderët evropianë po përgatiten për mbajtjen e një samiti në këtë muaj, i cili ka për qëllim hartimin e politikave të rritjes ekonomike, që do të shoqëronin masat shtrënguese të kursimit, të cilat, sipas disa ekonomistëve, kanë ngadalësuar ekonominë. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.