Egjipt , pas 30 viteve hiqet gjendja e jashtëzakonshme

Ushtria egjiptiane njoftoi dje heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e vendosur në vitin 1981 pas vrasjes së presidentit Anvar al Sadat.
''Sidoqoftë, ushtria do të vazhdojë ta marrë përsipër përgjegjësinë kombëtare dhe historike duke pasur parasysh se gjendja e jashtëzakonshme është hequr në pajtim me Kushtetutën'', thuhet në deklaratën e rastit të ushtrisë egjiptiane. Pas atentatit ndaj presidentit Sadat në vitin 1981, në Egjipt u vendos gjendja e
jashtëzakonshme, që zgjati deri dje.
Kjo situatë u mundësonte autoriteteve të arrestonin persona dhe t'i mbanin ata në burg pa akuzë apo pa zbatimin e proceseve gjyqësore.
Ballkanweb.com
Add new comment