E ardhmja e zymtë, Lagarde: Rrezikojmë depresionin

E ardhmja ekonomike botërore është "mjaft e zymtë". Paralajmërimi është përsëritur nga shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Lagardë, e cila tha se nevojiten veprime të koordinuara nga të gjitha shtetet për të përmirësuar gjendjen, duke filluar nga vendet evropiane, që po ballafaqohen me borxhet.
Duke folur në Washington, në Departamentin e Shtetit, shefja e FMN-së paralajmëroi se nëse problemet nuk trajtohen me vendosmëri, ekonomia globale mund të ballafaqohet me rreziqet që çuan botën drejt Depresionit të Madh të vitit 1930. Ajo tha se nuk ka asnjë ekonomi në botë që do të mund të krijonte imunitet ndaj krizës.
"Nuk ka asnjë ekonomi në botë, qoftë me të ardhura të ulëta, tregje në zhvillim, vendet me të ardhura të mesme, ose ekonomitë super të avancuara që janë imune ndaj krizës që ne shohim jo vetëm të shpalosur, por të shkallëzuar"- tha Lagarde.
Lagarde vuri në dukje se ka disa pika shprese relative vecanërisht në vendet e Azisë dhe Amerikës Latine, të cilat me ndihmën e FMN-së, ndërmorën hapa të gjatë në vitet 1980 dhe 1990 për të adresuar dobësitë në sistemet e tyre bankare dhe financiare. Tani të njëjtat veprime kërkohen nga udhëheqësit botërore të cilët duhet të adresojnë në mënyrë efikase dobësitë sistematike, të nxjerra në pah nga kriza e borxhit të zonës euro.
Albanian Screen
Add new comment