Durrës, kopshtet e mbipopulluara

Postuar në 06 Shtator, 2012 10:05

 

Pothuajse te gjithe kopshtet publike ne qytetin e Durresit edhe kete vit do te jenë të mbipopulluar. Kerkesat ne rritje vit pas viti kane bere qe tashme çdo grup te kete nga 45- 50 femije duke veshtiresuar se tepermi punen e edukatoreve. Dy nga kopshtet e Durresit, "1 Qershori" dhe "7 Marsi" kanë kapacitete për të pritur 100 femije ne tre grupet e tyre, por numri e vitet e fundit, ashtu edhe kete vit do te shkoje nga 150- 170 femije. Drejtueset e ketyre kopshteve shprehen se nje pjese e madhe  e kërkesave jane refuzuar, pasi numri i të regjistruarve ka kaluar çdo limit.
 "Si kopësht kapaciteti duhet të jetë 100, por kërkesa ka pasur shumë. grupi i parë kët vit është 50 fëmijë, grupi i dytë 50 dhe i treti 50 fëmijë"- thotë Violeta Farruku, drejtoreshe e kopshtit "1 Qershori".
 Aktualisht ne te gjitha mjediset e kopshteve jane duke u bere pergatitje per pritjen e femijeve ne daten 10 shtator kur edhe fillon procesi mesimor per vitin  2012- 2013. Prej vitesh ne qytetin e Durresit nuk eshte ndertuar asnje kopsht i ri, ne ndryshim nga ndertimi i disa godinave per çerdhe te reja. Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.