Durrës, e përplas makina kur kalonte rrugën, humb jetën 49-vjeçarja.

Një 49-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Durrës në një aksident rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në rrugën e ish-Kënetës, teksa këmbësorja Nazmije Haspoçi 49 vjeç, lindur Burrel, e banuese në Durrës, e cila po kalonte rrugën është përplasur nga një makinë tip Ford me targë Ford AA 305 IX.
Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje këmbësorja i preu rrugën makinës, ndërsa mësohet se në këtë segment rrugor mungon sinjalistika dhe vijat e bardha.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Donald Cirangu, 19 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Rrashbull, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Add new comment