Dokumenti, ish-drejtori i IT në Tatime dha dorëheqjen më 18 nëntor. Rista: Pamundësi të kryej detyrën

Postuar në 14 Dhjetor, 2013 03:31

Gazeta ‘Panorama” publikon sot faksimilen e doreheqjes se ish-drejtorit te Teknologjisë së Informacionit, Renald Rista, në datën 18 nëntor të vitit 2013 nga posti që mbante në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Në shkresën e dorëzuar prej tij, pranë drejtoreshës së Tatimeve Brisida Shehaj, ish-shefi i TI-së thekson se kërkon dorëheqje posti në Tatime edhe nga shërbimi civil në kushtet e pamundësisë së kryerjes së detyrës në këtë institucion. Kërkesa për dorëheqjen e Renald Ristës është protokolluar me nr.20360 në datën 20 nëntor të vitit 2013 dhe është firmosur nga ky i fundit.

“Duke marrë shkas nga zhvillimet më të fundit, si dhe angazhimet e marra prej meje në kryerjen e detyrës së drejtorit të Teknologjisë së Informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Ju paraqes me anë të kësaj shkrese dorëheqjen e parevokueshme nga detyra që mbaj si drejtor i Drejtorisë së TI dhe nga shërbimi civil, në kushtet e pamundësisë së kryerjes së detyrës. Duke shprehur konsideratat më të larta për të gjithë personalin dhe drejtuesit e kësaj administrate më të cilët me është dhënë rasti të punoj që prej 15.12.2009 deri më sot, dëshiroj të theksoj gatishmërinë time për të ndihmuar administratën publike edhe në të ardhmen”, thuhet në letrën e Ristës.

Ndërkohë, në kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor, pretendohet se kopjimi i serverëve është bërë në datat 16 deri në 19 nëntor.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.