Dita e frankofonisë, në foto Korça e Luftës së I Botërore

Dita e Frankofonisë, në këtë vit të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u çel në Korçë me një ekspozitë fotografie me temë "Miqtë e Shqipërisë dhe Unë". Në një nga sallat e Qendrës Kulturore "Vangjush Mio", janë ekspozuar 100 foto të realizuara në vitet 1916-1918 në Korçë, në vitet e Luftës së Parë Botërore. Në ekspozitë spikatin pamje nga aksionet ushtarake në kohën kur funksiononte Krahina Autonome e Korçës, por ka edhe foto nga jeta e banorëve të zonës juglindore në këto vite. Koleksionimi i këtyre fotove është kryer nga Valter Gjoni.
"Kam hulumtuar në Francë rreth 220 fotografi të Shqipërisë për periudhën e luftës së parë botërore. Dhe në këtë paketë, Korça zinte vëndin më të ndjeshëm. Kishte fotografi, por kishte dhe një material shumë të pasur shpjegues. Kishte artikuj nga Robert Rozhe etj., reporterët ushtarak francez të luftës", rrëfen Valter Gjoni.
Ekspozita u realizua nën kujdesin e Ambasadës Franceze në Tiranë, degës së Aleancës Franceze në Korçë, Qendrës Kulturore "Vangjush Mio" dhe Bashkisë së Korçës. Ekspozita do të qëndrojë e hapur pesë ditë rresht.
Albanian Screen
Comments
po dita e ''shqipfolesise''
<p>po dita e ''shqipfolesise'' kur eshte?</p>
Add new comment