Deputetët e PD-së në familjen Çollaku: E vështirë të besosh se ishin trafikantë

Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Sigurisë kanë vitizituar familjen e dy vëllezerve të vrarë nga policia greke, njofton zyra e shtypit pranë PD-së për të mbledhur fakte rreth ngjarjes së rëndë. Anëtarët demokratë të Komisionit parlamentar të Sigurisë, Flamur Noka e Keltis Kruja, të shoqëruar nga deputetët e Korcës, Ridvan Bode e Gjergji Papa, kanë vizituar dje në fshatin Shuec familjarët e dy vëllezërve të vrarë nga policia greke, Melsi dhe Klevis Çollaku.
Anëtarët demokratë të Komisionit parlamentar të Sigurisë kanë kërkuar një seancë dëgjimore me Ministrin e Brendshëm dhe në lidhje më këtë. Para kësaj interpelance deputetët kanë dëgjuar pretendimet e të afërmve, dhe argumentat e tyre, të cilët pretendojnë se të dy vëllezërit janë viktima të pafajshme dhe nuk kanë lidhje me asnjë aktivitet të paligjshëm.
“Deputetët e PD kanë konstatuar gjendjen e vështirë ekonomike të familjes së viktimave dhe rrethanat e rënda të jetës, çka e bën edhe më të vështirë të besosh se dy vëllezërit merreshin me trafiqe të paligjshme siç pretendon pala greke”, thuhet më tej në njoftimin e PD-së.
Informacionet e mbledhura dhe pretendimet e familjarëve të viktimave, do të përcillen nga deputetët demokratë në seancën dëgjimore në Komisionin parlamentar të Sigurisë, e parashikuar të mbahet në fillim të javës që po vjen. Gjithashtu, deputetët e PD do t’i kërkojnë Ministrit të Brendshëm që të bëjë transparencë lidhur me kontaktet që ka pasur me palën greke dhe rezultatet e këtyre shkëmbimeve përsa i përket zbardhjes së kësaj ngjarjeje të rëndë ku humbën jetën dy qytetarë shqiptarë.
Mapo
Add new comment