Dënimi me vdekje, Tokio urdhëron tre ekzekutime të reja

Japonia kreu sot tre dënime me vdekje, të parat që prej 2010, duke rindezur kështu debatin mbi dënimin kapital në një prej vendeve më të industrializuara të botës. "Sot janë bërë tre ekzekutime"- njoftoi për mediat ministri i Drejtësisë, Toshio Ogawa. Të dënuarit, të akuzuar për një seri vrasjesh, u varën.
Kjo është hera e dytë që Partia Demokratike e Japonisë vë në jetë një ekzekutim me vdekje, që prej marrjes së pushtetit në shtator të 2009. Ekzekutimi i parë është kryer më 28 korrik të 2010, kur ministri i atëhershëm i Drejtësisë Keiko Chiba, aprovoi varjen e dy vrasësve, pavarësisht qëndrimit të tij kundër këtij dënimi.
Ministri Ogawa theksoi se sot janë 132 persona të dënuar me vdekje. Japonia përgjithësisht zbaton këtë dënim për vrasësit shumëfishtë.
Albanian Screen
Add new comment