Bushati: Kodheli ka shkelur ligjin Prokuroria të hetojë menjëherë.

Postuar në 14 Shtator, 2014 08:25

 Deputeti i Partië Demokratike, Helidon Bushati, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka shkelur ligjin duke vënë mjetet e ushtrisë në shërbim të operacioneve të policisë. Gjithashtu Bushati pretendoi nga Prokuroria e Përgjithshme hetime të menjëhershme mbi rastin.
 
“Dëmtimi i helikopterit me një vlerë prej 12 milionë euro, të blerë nga kontributi i taksapaguesve shqiptarë, përbën një dëm të madh financiar.
Dhënia e mjeteve të ushtrisë pa një marrëveshje, pa një vendim qeverie, pra pa një bazë ligjore, është një shkelje e rëndë.
Duke i konsideruar asetetet publike si pronë private, Minsirja e Mbrojtjes ka shkelur ligjin, dhe ajo sot është nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.”- deklaroi nga selia blu Helidon Bushati për medait.
 
Deputeti i PD, Bushati u shpreh gjithashtu se dhe pse mediat kanë denoncuar faktet prej kohësh, Ministrja Kodheli hesht dhe se është tashmë përgjegjësi e Prokurorisë të hetojë menjëherë ndaj këtij “abuzimi me pasurinë publike”.
 
“Eshtë koha që Prokuroria e Përgjithshme të tregojë vëmendjen e duhur ndaj këtij abuzimi me pasurinë publike, që ka kushtuar 12 milionë euro.
Shkelja e ligjit dhe dëmi financiar i ardhur si pasojë kërkojnë hetim të menjëhershëm, të thellë dhe serioz.”- tha për opinionin publik gjatë deklaratës së tij për mediat, deputeti i PD, Helidon Bushati.
 
Rasti në fjalë, rrëzimi i helikopterit që sipas Partisë Demokratike inkriminon ministren Kodheli, ka ndodhur pak kohë më parë në Dukagjin, kur Policia e Shtetit kishte nevojë urgjente dhe për ndihmë ajërore. Në një operacion anti-kanabis ku keqbërësit dhe kanë shtënë me armë ndaj forcave të rendit dhe autoriteteve ligjvënëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.