Bullgari, Danubi ngrin plotësisht, për herë të parë që nga viti 1985

Danubi ka ngrirë plotësisht në afërsi të portit bullgar "Silistra", në veriperëndim të vendit, për herë të parë që prej 25 vjetësh, njoftuan sot Agjencitë bullgare.
Hera e fundit kur pjesa bullgare e lumit kishte ngrirë plotësisht ishte gjatë dimrit të viteve 1984-1985.
"Ne presim që ngrirja e plotë e lumit të shtrihet gjatë ditës në një pjesë më të gjerë të lumit'',bëjnë të ditur agjencitë bullgare.
Bullgaria nuk ka anije akullthyese, lundrimi është ndaluar plotësisht, që nga dita e mërkurë në pjesën bullgare të Danubit, që shërben si kufi natyror mes Bullgarisë dhe Rumanisë.
Ballkanweb.com
Add new comment