Braho u tregon prangat Halimit dhe Olldashit

Deputeti Spartak Braho, eksponent i rëndësishëm i LSI, për herë të parë që pas ndryshimit të pushtetit në Shqipëri ka përmendur burgun për dy ish-ministra të qeverisë Berisha, Eduart Halimi dhe Sokol Olldashi.
Duke iu referuar debatit në Komisionin Parlamentar në lidhje me rikthimin e Pirro Xhixhos në detyrën që ka pasur në AKEP, Braho deklaroi se është koha që ish-ministrat e Berishës të japin llogari në burg….debati në Komision:
Sokol Olldashi, deputet i PD: Çështja është shumë e thjeshtë, në vazhdën e zënies së insitucioneve duhet të hiqet kryetari aktual i AKEP dhe duhet të rikthehet Pirro Xhixho, sepse në marrëveshjen e ndarjes së tortës së pushtetit mes PS-LSI, ky institucion, si të gjitha institucionet rregullatore, që përfshijnë tregje pronash apo xhiro prej 200-300 milionë USD në vit, këto territore të pushtetit i rregullon më mirë LSI-ja dhe për këto arsye duhet që Pirro Xhixho të kthehet atje.
Spartak Braho, deputet i LSI-së: Pirro Xhixho nuk i la që ta hante tortën ministri përkatës. Këtyre u mbeti në fyt ajo tortë dhe e shkarkuan në momentin që u prish koalicioni.
Eduard Halimi, deputet PD: Doni të realizoni një qëllim të caktuar, të vini Xhixhon aty? Bëjeni, por gjeni mënyrën se si bëhet. Nuk bëhet në mënyrë të kundraligjshme, sepse po vazhdoni me arbitraritet. Qëllimi është, sic tha zoti Olldashi, të ndajnë tortën.
Spartak Braho: Me dhimbje, por s’kemi c’bëjmë, dhe meqë këtyre u kanë mbetur shumë torta pa ngrënë, tani po i qajnë, por ndërkohë ka ardhur koha që t’i vjellin këto torta. Dhe parafolësi me gjyslyke (Sokol Olldashi) dhe zoti Halimi do te jepni llogari jo vetëm për tortat që keni ngrënë, por do të jepni llogari edhe me burg. Edhe ti edhe ai tjetri që iku (Olldashi)./tch
Dita
Add new comment